Mbetet për t’u parë si do të ndikojë në marrdhëniet me Kinën ardhja e një presidenti të ri të ShBA. Asgjë nuk garanton kthim në gjendjen e parë, Huawei e di shumë mirë këtë ndaj edhe është gati për të lëvizur përpara.
Kompania e vetme në botë, me potencialin e duhur për të thyer monopolin Google – Apple, njofton se Harmony OS nuk është fort larg.
Wang Chenglu presidenti i departamentit të software i kompanisë ka bërë me dije se platforma e re open–source do të jetë e disponueshme për zhvilluesit rreth 18 dhjetorit, dhe njësitë e para demo do të përdorin sistemin operativ në janar ose shkurt 2021.
Ai tha se po punohet për një ekositem të plotë Harmony OS dhe se betat e para publike do mund t’i shohim në prill 2021.
Ekziston mundësia që mardhëniet e kompanisë me Google të lirohen paksa por ata e kanë të qartë se nuk mund të varen nga të tjerët, ndaj edhe kanë vendosur të bëhen prezenca e tretë globale në fushën e sistemeve operative.