Zërat për një rilidhje marrdhëniesh mes Huaweit dhe Qualcomm konfirmohen më në fund.
Në një deklaratë për Reuters, kompania amerikane konfirmon se ka dritën jeshile për të furnizuar kinezët me proçesorët e vetë. Megjithatë, leja është e limituar vetëm për çipet 4G.
Ato do të jenë vetëm proçesorë për mobile, por ka ende disa leje të tjera në pritje për t’u aprovuar. Ndaj pritet që kjo lëvizje t’i japë pak frymë Huaweit në prodhimin e smartphonëve të rangut të mesëm e të ulët.
Është e pa qartë ç’do ndodhë me linjën flagship, pasi ajo mbetet e pazgjidhur për momentin. Ndërprerja e kontratës me TSMC do të thotë se proçesorët Kirin nuk mund të prodhohen më.
Në këtë pikë Huawei mund t’i kthehet proçesorëve që ka në gjendje nga MediaTek, ose të marrë 4G e Qualcomm.
Sidoqoftë 5G për 2021 duket e pazgjidhur, duke marrë parasysh se teknologjia sa vjen e bëhet më e lirë dhe një domosdoshmëri në muajt në vazhdim.