Një telefon i vogël por shumë i bukur. Kënaqësia që të jepte shina dhe kapaku prej metali ku fshihej tastiera janë padyshim nostalgji.
Nokia 8000 është padyshim ndër yjet e Hall of Fame të celularëve. E duket se HMD Global ka vendosur ta risjellë, pak a shumë.
Nokia 8000 4G është një feauture phone me një ndjesi premium, kjo prej anëve të lakuara, dhe gjithë eksterierit prej xhami, përfshi tastierën.
Ai do të funksionojë me KaiOS e do të ketë WhatsApp dhe Facebook si dhe 4G-ja do të ndahet me hotspot.
Një ekran 2.8″ LCD dhe do fuqizohet nga Snapdragon 210 me 512MB RAM. Memoria prej 4GB mund të zgjerohet me karta microSD.
Bateria 1,500mAh është e ndryshueshme dhe do të ketë një kamera zhvënjyese prej 2MP.
Përveç këtij ish ylli, HMD do të sjellë edhe Nokia 6300 legjendar, të shpresojmë më mirë se ky i fundit.