Falë një publikimi aksidental nga ana e Google, ne kemi siguruar emrat e smartphonëve të rinj Android që do të prezantohen në 2021.
Në website-in e Google Developers, Google mban një listë pajisjesh që suportojnë shërbimet ARCore. Pas publikimit të pajisjeve të reja, Google update-on listën, por në update-in e fundit aksidentalisht u publikuan emrat e disa smartphonevë që nuk janë prezantuar ende.
Sigurisht që ky gabim u korigjua shumë shpejt, por falë raportimeve këto emra u shpërndanë në faqe të ndryshme në internet. Ndër emrat më të rëndësishëm mund të përmendim LG Stylo 7, Motorola Moto G100, Samsung Galaxy A52 5G, Galaxy A72 5G, Galaxy A82 5G, TCL 20 Pro 5G, dhe Asus Zenfone 8 Flip.
Samsung Galaxy A52 dhe 72 priten të publikohen në eventin e 17 marsit, ndërsa Zenfone 8 Flip besohet se do të përfshijë një kamera lëvizëse si ajo e Zenfone 7 Pro. Interesant është fakti se Motorola po punon për një tjetër smartphone Moto G pas publikimit gjatë këtij viti të Moto G Stylus, Moto G Poëer dhe Moto G play në muajin shkurt.
Ky publikim aksidental paraqet një pamje se si tregu i smartphoneve Android do të duket në javët dhe muajt në vijim.