Sipas politikave të reja të ndjekura nga Google, aplikacionet e Android 11 që mbledhin informacione nga aplikacionet e tjera të instaluara në pajisje nuk do të jenë më të mirëpritura nga fillimi i muajit të ardhshëm në Play Store. Për të shpjeguar këtë veprim, Google sqaroi se informacioni rreth aplikacioneve të instaluara në pajisjen e përdoruesve është privat dhe duhet të mbetet i tillë.
Kompania nxit developers që të rifreskojnë aplikacionet e tyre ose të dorëzojnë prova se këto informacione janë esenciale për funksionalitetin e tij. Aplikacionet si antiviruset ose web browsers janë të përjashtuar nga kjo politikë normalisht, ndërsa aplikacionet banking dhe portofolat dixhitalë do të marrin një leje të përkohshme për arsye sigurie.
Përveç ndryshimit të mënyrës se si këto aplikacione funksionojnë, developers-ave u është kërkuar që të prezantojnë përdoruesit me këto ndryshime ose të përballojnë pasojat. Këto politika të reja ishin planifikuar të prezantoheshin më parë, por pandemia e COVID-19 forcoi kompaninë të shtynte afatin dhe ndryshimet do të fillojnë të zbatohen në 5 maj.