Smart Compose u prezantua gjatë Google I/O 2018, një opsion i cili përdor machine learning për të plotësuar vazhdimin e fjalisë. Në fillim erdhi si ekskluzivitet për Gmail dhe i disponueshëm vetëm nëpërmjet adresës G Suite dhe disa aparate Pixel 3. Herët në 2019 opsioni u shpërnda tek të gjithë përdoruesit e Gmail dhe më vonë në Google Docs. Tani Smart Compose do të përfshihet në Gboard për aplikacione mesazhimi duke filluar me Google Messages, Telegram dhe WhatsApp.
Ky shërbim është vërtetë i dobishëm, pasi ai sugjeron fjalë të cilat mund të pasojnë ndërsa je duke shkruar, dhe këto sugjerime ndërrojnë dinamikisht me secilën fjalë që shtohet. E përveç kësaj, mesazhi i sugjeruar mund edhe të modifikohet përpara se ta dërgosh. Një version inteligjent i Auto Complete.
Në betan e fundit të tastierës së Google Gboard do të jetë i përfshirë ky opsion.
Lajm fantastik mbetet fakti që shërbimi do të jetë i mundshëm edhe në Telegram e WhatsApp si ndër aplikacionet më të përdorura por jo pjesë e familjes Google
.