Vit i ri, version Android-i i ri! Siç pritej, versioni i ri do të quhet Android 12 pasi Google ndaloi së përdoruri emërtimin sipas ëmbëlsirave para 2 vitesh. Edhe pse zyrtarisht nuk do të përdoret ky emërtim, nuk do të thotë se Google është dorëzuar kompletësisht në emërtimin sipas ëmbëlsirave. Ky version i ri i Android pritet të quhet Snow Cone.
Kur Google të publikojë source code të Android 12, mund të vini re përdorimin e “sc” që gjatë përfaqëson Snow Cone.
Vitin e kaluar, Google publikoi një statuje AR që kishte një recetë sekrete se si të përgatisim “Android 11”- Red Velvet Cake.
Mbetet për tu parë se çfarë të fshehure të re do të përfshije Google në Android 12.