CEO i Tesla, Elon Musk u shpreh ditën e martë se tani është e mundur të blini makinat e Tesla në SHBA me Bitcoin, ndërsa për vendet e tjera ky shërbim do të vijë më vonë. Muajin e kaluar prodhuesi i makinave zbuloi se bleu $1.5 miliardë vlerë në Bitcoin dhe premtoi se së shpejti do të niste pranimin e cryptocurrency më të madhe në botë si një formë pagese për produktet që ofron. Lajmi u bë i ditur nga adresa e Musk në Twitter, i cili shkruajti: “Tani ju mund të blini një Tesla me Bitcoin.”
Një faqje suporti në website-n e Tesla shpjegon se si blerësit mund të paguajnë me monedhën virtuale. Zakonisht makinat nga kjo kompani kushtojnë midis $37,990 – $124,000 para taksave.
Mirëpo imazhi i Tesla si një kompani miqësore ndaj ambientit bie në kundërshtim me përdorimin kolosal të dioksidit karbonit nga monedha Bitcoin.
Studiuesit nga universiteti i Cambridge zbuluan se Bitcoin përdor më shumë energji elektrike përgjatë një viti se i gjithë shteti i Argjentinës. Një publikim në vitin 2018 në revistën akademike më prestigjoze në botë, Nature, përmendej se vetëm emëtimet nga kjo cryptocyrrency mund të rrisnin ngrohjen globale me mbi 2 gradë Celcius. Megjithatë Musk ka mbështetur Bitcoin më shumë se çdo CEO tjetër i një kompanie gjigande teknologjie.
Arsyeja kryesore e këtij veprimi sipas analistit Daniel Ives është se tani çmimi i aksioneve të Telsa-s është i lidhur në mënyrë direkte me vlerën e Bitcoin. Për momentin vlera e tregut të Tesla është $635 miliard.