Disa përdorues të iPhone kanë raportuar se po hasin disa probleme me aplikacionet si FaceTime apo iMessage. Me sa duket ky problem vjen si rezultat i përdorimit të eSIM në iPhone. Ky bug në eSIM po shkakton çaktivizimin e FaceTime dhe iMessage, duke mos lejuar përdoruesit t’i përdorin ato.
Dhe Mark Gurman nga Bloomberg raportoi se po përballej me të njejtin problem. “Ekziston një problem tepër i keq në iPhone ku iMessage dhe FaceTime do të çaktivizohen për një numër të caktuar, dhe ju nuk mund të bëni asgjë për t’i riaktivizuar ato. Zgjidhja e vetme për mua ishte blerja e një karte të re SIM.” shtoi Gurman.
Sipas këtyre raportimeve, problemi është parë të ekzistojë në iPhone-t me version sistemi operativ iOS 15.4, iOS 15.5 dhe iOS 15.6 beta 1. Dhe persona të tjerë që janë përballur me këtë problem kanë deklaruar se zgjidhja e vetme që iu mbetej ishte blerja e një karte të re SIM, por disa të tjerë tregojnë se çaktivizimi dhe riaktivizimi i kartës eSIM e ka zgjidhur këtë problem.