Me sa duket po ndodh një problem misterioz në iPhone-t e përditësuar në versionin më të ri të iOS që po bën që disa modele të fiken përkohësisht gjatë natës, gjë që mund të ndërpresë alarmet dhe shërbime të tjera të iPhone.
Në një thread në Reddit, një përdorues ankohet se dy alarme të ndryshme të vendosura në iPhone-in e tij nuk u aktivizuan. Disa përdorues të tjerë gjithashtu treguan për probleme të ngjashme, dhe rezulton se disa nga problemet mund të lidhen me fikjen e iPhone gjatë natës.
“Kontrolloni cilësimet e baterisë dhe shikoni nëse keni një hapësirë boshe gjatë natës. Dje shumë iPhone u fikën për disa orë gjatë natës. Në rastin tim, telefoni u ndez përsëri 1 minutë para alarmit.” tha një përdorues në Reddit.
Disa persona të tjerë vunë re se i duhej të rivendosnin fjalëkalimin e tyre në mëngjes, një tregues që iPhone është fikur gjatë natës. “iPhone 15 Pro Max im me iOS 17.0.3 u rindez spontanisht mbrëmë (10 tetor rreth orës 01:00 CET). E njëjta gjë ndodhi me 3 nga miqtë e mi me të njëjtin iPhone dhe të njëjtin iOS, dhe një personi tjetër me një iPhone 13 Mini, gjithashtu në të njëjtin iOS.”
Ju mund të kuptoni nëse iPhone juaj është fikur gjatë natës duke hapur aplikacionin Settings, duke lundruar te Battery dhe duke kontrolluar statusin e karikimit gjatë 24 orëve të fundit. Nëse ka një hapësirë boshe në të, iPhone është fikur për një periudhë kohe. Problemi prek modelet e iPhone 15, por po ndikon edhe pajisjet e tjera, duke sugjeruar se është një problem në iOS 17. Jo të gjithë përdoruesit po përjetojnë një problem të tillë dhe kur ndodh, nuk ndodh çdo natë.