Smartphoni i parë me Snapdragon 888 në bord, Xiaomi Mi 11 pritet të shfaqet zyrtarisht në 28 dhjetor. Por si zakonisht fotot e para kanë rrjedhur që tani.
Prej imazheve të para mësohet se ai do të vijë në katër ngjyra të ndryshme dhe do të ketë një sensor 108MP.
Ekrani, pjesa e pasme dhe anët janë zbuluar, shihet se paneli i prapëm ka një teksturë si lëkurë. Ky mjet i cili duket se do të vijë me 12GB RAM, do të ketë një ekran të mbrojtur nga xhami Gorilla Victus. Padyshim që kjo do të ishte shtresa e sigurisë kur ke ekranin më të shtrenjtë të krahasueshëm me panelet e TV të zakonshëm, deklaratë e vjetër e Xiaomi kjo.
Siç edhe pritej, sistemi operativ do të jetë MIUI i bazuar në Android 11.