HMD Global duhet të kishte lançuar Nokia 7.3 5G gjatë kësaj jave, por mesa duket fansave do t’u duhet të presin ende.
Në një leak të fundit ama kemi pamjet e para se si do të duket ai aparat. Steve Hemmerstoffer ka publikuar designin e plotë të smartphonit.
Prej renderave duket se ai ngjan goxha me paraardhësin e vetë Nokia 7.2.
Here comes your first look at the #NOKIA 7.3!
As usual, 360° video + gorgeous official looking 5K renders + dimensions, on behalf of new Partner @IpeeWorld -> https://t.co/TfkknG9FjM pic.twitter.com/SzVWk4IbCN
— Steve H.McFly (@OnLeaks) September 24, 2020
Kjo gjeneratë do të ketë një gungë kamerash në formë rrethore me logon ZEISS në qendër. Majtas modulit ndodhet edhe flashi, dhe poshtë tij sensori i shenjës së gishtit.
Ndërsa detajet e kamerës nuk janë publikuar ende, raportimet e hershme flasin për 48MP kryesoren dhe disa lente të tjera 12MP kënd gjërë.
Pjesa e përparme ka një vrimë majtas lart për kamerën selfie e cila pritet të jetë 24MP.
Nokia 7.3 do të ketë USB-C, dhe një jack për kufjet.
Pjesa e pasme e smartphonit pritet që të jetë plastike dhe jo xham, kjo për të mbajtur kostot të ulëta. Ekrani 6.5-inch është Full-HD+, proçesori Snapdragon 690 dhe bateria 4000mAh.