Pajisjet e reja të palosshme nga Samsung do të prezantohen zyrtarisht javën e ardhshme, mirëpo shitësi i smartphone-ve luksozë Caviar ka publikuar planet e tij për Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3 që tani.
Z Flip 3 do të ketë Catrina Calavera me 419 gurë të çmuar dhe ngjyra tepër vibrante. Kafka është e bazuar nga veprat e Diego Rivera. Gurët e çmuar të përdorur në këtë smartphone janë diamante, safirë, rubinë dhe smeraldë, bashkë me ar të bardhë 18 karatësh.
Z Fold3 do të ketë një pamje të errët me një kafkë të zjarrtë që është simboli i mbretit skandinav të zjarrit, Gjigandi Surt, të vendosur në xhamin e pasëm të smartphone-it. Trupi i tij është i përbërë nga titanium dhe në sytë e kafkës gjenden 2 rubinë.
Caviar do të shesë vetëm 99 njësi të Ragnarok Z Fold3 për një çmim prej $10,770. Nga ana tjetër, Z Flip3 i mbuluar nga gurët e çmuar do të ketë një vlerë tronditëse prej $46,460 dhe numri i tyre do të jetë më i limituar, vetëm 20 njësi do të prodhohen.
Versionet e rregullta jo luksoze do të prezantohen në 11 gusht nga Samsung gjatë eventit Unpacked.