Si një nga sponsorët kryesorë të Lojërave Olimpike në Tokio, Samsung po ofron disa çanta me dhurata për atletët që marrin pjesë. Më pas një nga këto atletë, Bradley Forbes-Cyans, publikoi në TikTok një video ku tregonte produktet e përfshira në këtë çantë ku Samsung nuk është kursyer.
Fillimisht në video shfaqet një version i limituar i Galaxy S21 me një ngjyrë ekskluzive dhe logo zyrtare të Lojërave Olimpike të printuar në pjesën e pasme. Përveç këtyre dy ndryshimeve, gjithçka është e njejtë me versionin normal të S21.
@bforbescryans What’s in the SAMSUNG Olympic goodie bag…? #Samsung #Olympics #fyp ✨
Bashkë me një ndër smartphone-t më të mirë në treg, atletët përfitojnë dhe një palë Samsung Galaxy Buds Pro me kasë të bardhë dhe një stilolaps që duket të jetë i një cilësie të lartë.
Samsung është një sponsor zyrtar i Lojërave Olimpike prej kohësh, dhe ato e kanë traditë prezantimin e një versioni të limituar Olympic Edition që nga 1988. Për fat të keq, Olympic Edition Galaxy S21 do të dalë në shitje vetëm në Japoni.
Duke marrë parasysh se në këto Lojëra Olimpike do të marrin pjesë rreth 17,000 atletë, kjo çantë me dhurata ka një vlerë të konsiderueshme.