I ke shkruar crush-it, po pret një email pune ose përgjigjen e një konkursi. Je duke larë pjatat dhe papritur dëgjon ringtonin e njoftimeve kështu që lë gjithçka, than duart me shpejtësi dhe vrapon të kapësh smartphone-in. Dhe çfarë sheh, lajmërimi është nga AliExpress apo ndonjë app tjetër në lidhje me ndonjë skonto të caktuar që as ka për të të hyrë ndonjëherë në punë.
Eksperiencë të cilën përdoruesit e iPhone nuk e kanë, të paktën deri tani.
Quhen “Push Notifications” dhe do ti kesh shumë shpejt edhe në iOS. Kjo si pasojë e marrveshjes më të fundit të Apple e cila është akuzuar nga komuniteti se Push Notifications deri tani i ka përdorur vetëm për vete duke qënë se kontrollon platformën.
Në ndryshim nga Android, iPhone do të jetë shumë më strikte pasi do t’i lejojë këto notifications vetëm nëse vetë përdoruesi do ti pranojë më parë.
Në fund të fundit Apple është Apple.