Universty of California, Los Angelos do të bashkpunojë me Apple për të studiuar depresionin.
Përse Apple? Sepse të dhënat e iPhone, Apple Watches dhe Beddit (një aplikacion studimi gjumi i kompanisë) janë kyç për të kuptuar marrdhënien midis faktorëve kyç si rutina e gjumit, ushtrimet dhe rrahjet e zemrës, dhe simptomat e depresionit dhe ankthit.
Ekzaminimi i depresionit varet nga kujtesa e pacientit, nga episode të ndryshme gjatë jetës, ndërsa me ndihmën e teknologjisë gjerat mund të regjistrohen dhe të studiohen duke çuar kështu në një ekzaminim më të shpejtë.
Studimi do të zgjasë tre vjet, do të fillojë me 150 veta dhe më pas do të zgjerohet me 3000 të tjerë me pacientë dhe studentë të UCLA. Pacientët do të analizohen në një mjedis të sigurt tek i cili vetëm studiuesit e universitet do të kenë akses. Apple do të marrë vetëm të dhëna të zhveshura nga informacioni identifikues. Në një të ardhme ky studim do të mund të vijë potencialisht në ndihmë të personave në nevojë.