Duke lexuar titullin ndoshta do të mendosh se Epic Games e fitoi betejën, por jo vendimi është më i detajuar se aq.
Në një deklaratë ku shprehej empatia e Apple për biznesin e vogël, Tim Cook bën me dije se duke filluar nga 1 janari 2021, tarifa standarte e App Store prej 30% komision do të përgjysmohet në 15%.
Kushti kryesor për të qenë i pranueshëm është që xhiroja vjetore e zhvilluesit të aplikacionit të jetë më pak se $1 milion.
Program nga i cili do të përfitojnë pjesa më e madhe e 28 milion zhvilluesëve të regjistruar në dyqanin e digjital të Apple. Për të përfituar nga ulja do të ketë padyshim edhe kritere të tjera të cilat do të bëhen të ditura në dhjetor.
Megjithse krijuesit e Fortnite vijojnë të ngelen jashtë akordit, lëvizja duket mjaft e shëndetshme, tek e fundit kategoria e nismave më të vogla ka nevojë për stimulim. Sytë tani kthehen nga Google, a do të aplikohet e njëjta gjë edhe nga dyqani tjetër i aplikacioneve? Ja një nga benefitet e konkurencës.