Me prezantimin e iPhone 15 Pro këtë vjeshtë, Apple mund të ofrojë një përmirësim tepër të madh në performancë dhe efiçiencën e energjisë në krahasim me modelet e mëparshme. Kjo sepse besohet se proçesori i ri A17 do të zhvillohet duke përdorur proçesin 3nm të prodhimit që është shumë më i shpejtë dhe efiçient se proçesi aktual 5nm.
DigiTimes ka raportuar se Apple ka porositur të gjithë linjën e proçesorëve 3nm nga TSMC. Apple është klienti kryesor i TSMC, pasi paguan një tarifë ekstra për të përfituar e para nga inovacionet e reja teknologjike. Me shumë mundësi do të kalojnë disa muaj apo një vit deri sa një tjetër klient të përdorë këtë teknologji për një produkt që do të prodhohet në masë.
Përveç proçesorit A17, pritet që Apple të zhvillojë dhe proçesorin M3 për laptopë në fund të 2023 ose në fillim të 2024 duke përdorur të njejtin proçes.
Lëvizja drejt përdorimit të proçesorëve 3nm bën të mundur që të përdoren më tepër cores të fuqishme, më tepër cache ndërkohë që kërkesa për energji ulet akoma më tepër.
Proçesori i ri A17 me shumë mundësi do të jetë ekskluziv për linjën Pro, pasi iPhone 15 dhe 15 Plus me shumë mundësi do të përdorin A16 Bionic 5nm. Ekziston gjithashtu një shanc që Apple të prezantojë Macs të rinj me proçesor 3nm në tetor, megjithatë kjo gjë është shumë e vështirë.