Apple po përgatitet për të bërë një ndryshim madhor për sa i përket instalimit të aplikacioneve. Për shkak të rregullave të reja të vendosura nga Bashkimi Evropian, Apple ka punësuar një ekip të ri me inxhinierë software-i që po punojnë për të lejuar “dyqane të tjera aplikacionesh” në iPhone dhe iPad.
Ky ndryshim mund të vijë gjatë vitit të ardhshëm me prezantimin e iOS 17. Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur për herë të parë që të lejohet instalimi i aplikacioneve të reja jashtë App Store.ky projekt përshkruhet si “tepër i rëndësishëm në krijimin e elementëve të rinj në platfromat e Apple” nga persona tepër të afërt me çështjen.
“Si pjesë e këtyre ndryshimeve, përdoruesit od të kenë mundësinë të shkarkojnë software të palës së tretë në iPhones dhe iPads që përdorin, pa patur nevojën e App Store.” tregohet në këtë raportim.
Mirëpo ky vendim brenda Apple është përballur me kritika të ndryshme nga disa punonjës. Disa inxhinierë e shikojnë këtë ndryshim si një “shpërqëndrim nga zhvillimi tipik i shërbimeve në të ardhmen”.
Për të mbrojtur përdoruesit e Apple, kompania ka në plan të mandatojë disa kërkesa sigurie dhe për software-t që do të shpërndahen jashtë dyqaneve të tyre. Këto aplikacione mund të kërkojnë një verifikim nga Apple, gjë që do të rrisë kostot për zhvilluesit e aplikacioneve.