Të gjithë përdoruesit e iPhone po presin me padurim për një model të palosshëm nga Apple. Sipas Bloomberg, telefoni i parë i palosshëm i kompanisë pritet të dalë në treg në vitin 2026, pas tri vitesh ridizenjimesh të planifikuara nga Apple. Ky do të ishte një hap i madh në linjën e iPhone, duke i sjellë përdoruesve diçka që deri tani ka qenë veçanërisht pjesë e botës Android.
Një nga veçoritë më të përfolura është rikthimi i Touch ID, pas disa vitesh dominimi të Face ID. Herën e fundit u përdor në iPhone SE të gjeneratës së tretë, ndaj ky kthim shihet si surprizë, por jo e paprecedentë – ngjashëm si rikthimi i MagSafe me iPhone 12, pasi më parë kishte qenë pjesë e MacBook-ëve.
Në aspektin teknik, Apple fillimisht planifikonte përdorimin e sensorëve “on-cell”, por është orientuar drejt “in-cell”, duke integruar sensorët direkt në ekran. Kjo zgjedhje shmang trashësinë shtesë të shtresës mbi ekran, e cila do të ishte problematike për një ekran të palosshëm, sidomos në pikën e përkuljes. Për më tepër, telefoni pritet të ketë katër kamera dhe të vijë në katër ngjyra: të bardhë, të zezë, blu të lehtë dhe të artë të çelët.
Megjithëse debutimi i këtij modeli është ende një vit larg, eventi i Apple për vitin 2025 do të sjellë surpriza. Një ndër risitë më të thjeshta, por të veçanta, është iPhone Air, një model ultra i hollë me vetëm një kamerë dhe çipin bazik A19.
Pra, ndërsa foldable mbetet një ëndërr për vitin tjetër, 2025 premton gjithsesi risi tërheqëse për përdoruesit e Apple.