Duket se beteja e radhës janë smartphonët e përthyeshëm. TCL, Huawei, Samsung dhe Motorola janë të parët që guxuan. Garës mesa duket do ti shtohet Apple.
Teknologjia vazhdon të jetë në fazë fillestare çka do të thotë se akoma nuk mund të pretendohet një produk perfekt.
Problemi kryesor është pikërisht mentesha e palosjes i cili ka probleme duke filluar nga rrudhat e ekranit, efikasiteti e deri tek pluhuri që mund të mbledhë.
Apple ka patentuar një sistem i cili lufton pikërisht këtë problem, duke e hequr menteshën fare. Patenta paraqet vetëm dy panele xhami, ekrane, të cilat komunikojnë me njëra tjetrën duke mimetizuar një display të vetëm. Por jo vetëm, sensorët e brendshëm të të dy paneleve do të kuptojnë kur janë ngjitur me njeri tjetrin dhe do të veprojnë si një njësi e vetme sa i përket baterisë, bokseve, kamerës etj.
E sidoqoftë projekti është akoma thjesht një skicë në letër, do të ketë mjaft gjëra për tu shqetësuar duke filluar nga korniza deri tek krijimi i teknologjisë së posaçme wireless.
Fakti që vetë Apple po tregon interes në këtë industri, tregon se botës vërtetë i duhet një smartphone i përthyeshëm.