OnePlus Nord është duke rikthyer kompaninë në origjinën e vetë dhe lajmi që vjen e bën edhe më emocionues.
10 aparatet e para të prodhuara do të jepen falas në një mega giveaway. Në faqen e tyre zyrtare në Twitter OnePlus lajmëroi këtë konkurs, secili prej aparateve do të ketë edhe një numër të shënuar prapa për të bërë ë ditur cilin nga këta 10 smartphonët e parë ke fituar.
Për tu bërë pjesë duhet ti bësh like dhe retweet postimin e OnePlus, më pas duhet të plotësosh një formular i cili të inkurajon të ndjekësh llogarinë e Nord në Instagram dhe të etiketosh 2 miq në postimin e konkursit.
Do të të duhet gjithashtu të shkarkosh Nord AR launch app dhe të shpërndash avatarin tënd personal në Instagram ose Twitter. Më pas përzgjedhja e rastësishme do të kurorëzojë fituesit.
Here’s your chance to WIN one of the first ten #OnePlusNord devices. Ever. And we’re engraving them #01 to #10 to prove it.
To participate:
1. RT and ❤️
2. Fill this => https://t.co/fV4gjm0GXBWinners will be announced on 21/07 after the #OnePlusNordAR launch. pic.twitter.com/27S7SRkIpA
— OnePlus (@oneplus) July 13, 2020
Konkursi fillon nga sot deri në 20 korrik. Fituesit do të lajmërohen me email. Kandidatët duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe ndoshta do tu duhet të paguajnë për dërgimin e Nord-it të ri pasi OnePlus nuk do të paguajë për “shpenzime lidhur me marrjen e çmimit.”
Për më pak se $500 OnePlus Nord do të ketë një ekran 6.4-inch, dy kamera frontale, katër prapa, 5G dhe deri në 12GB RAM dhe 256GB hapsirë.
Sulm i hapur ndaj iPhone SE (2020) dhe Pixel 3a, por mbi të gjitha rikonfirmon qëllimet e një kompanie të dashur nga fansat dhe ditët e saj të para.