Një lojë e re Marvel multiplayer online nga bashkë-publikuesi DC Universe Online është anuluar vetëm 6 muaj pas shfaqjes për herë të parë për publikun.
Kjo lojë ishte prezantuar për herë të parë nëpërmjet një postimi në blog nga kompania mëmë Enad Global 7. Mirëpo sipas raportimeve të fundit nga GamesRadar, loja u anulua pas një “rivlerësimi të profilit të riskut, madhësisë së investimit dhe strategjisë afatgjatë të produktit për grupin”.
Me pak fjalë, kjo lojë do të ishte shumë e kushtueshme nga njëra anë, dhe do ta kishte të vështirë të garantonte rikthimin e këtij investimi madhor, prandaj EG7 nuk e shikon këtë lojë Marvel MMO si një biznes potencialisht fitimprurës.
Deri më tani nuk ka patur asnjë lajmërim mbi historinë e lojës, por nëpërmjet raportimeve të ndryshme tregohet se kjo është loja e dytë multiplayer online e Marvel që anulohet në studion Daybreak.
Paratë e menduara për t’u investuar në këtë drejtim, rreth $50 milionë, do të investohen në “disa projekte të ndryshme më të vogla”, duke shtuar kështu dhe mbështetjen për lojrat si The Lord of the Rings Online dhe DC Universe Online. Nuk është dhënë asnjë detaj mbi këto projekte të lartpërmendura.