Nëse deri dje diskutonim vetëm merkaton e sporteve fizike, yjet e videolojrave janë kryefjala e vëmendjes së sotme.
Lojtari më i mirë profesionist i Overwatch ndryshon lojë.
Sot Jay “Sinatra” Won largohet nga San Francisko Shock për të shkuar tek suksesi i Riot Games: Valorant e cila është akoma në beta të mbyllur.
Won do të luajë për organizatën esports Sentinels, ka deklaruar vetë skuadra sot. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe vetë lojtari në një post në twitlonger ku thotë se u largua nga Overwatch thjesht sepse humbi pasionin për të.
Ai bëri bujë vitin e shkuar me një sezon dominant. Skuadra e tij fitoi finalen e OWL ndërsa ai vetë mori çmimin MVP pasuar nga fitorja e Overwatch World Cup për skuadrën e USA.
Sentinels ka deklaruar se skuadra e tyre për Valorant do të përfshijë gjithashtu Jared “Zombs” Gitlin, pjesë e skuadrës së tyre të Apex Legends, si dhe yjet e Counter Strike: Global Offensive Shahzeb “ShahZaM” Khan dhe Hunter “SicK” Mims.
Vendi i pestë është akoma në kërkim.
Time to write the next chapter.
We are excited to announce details about our Valorant team consisting of @sinatraa, @ShahZaMk, @zombs and @SicK_cs.
?: https://t.co/sQ6hDFtvtZ pic.twitter.com/wsxlXCOqF7
— Sentinels (@Sentinels) April 29, 2020
Edhe pse akoma në beta Valorant është ekstremisht e famshme në komunitet, duke thyer rekorde shikueshmërie në Twitch që tani.
Një përzjere mes Overwatch dhe Counter Strike duket se ky titull do të jetë krye esporti i radhës.