Sony ka treguar më në fund se data e publikimit të versionit remastered të Uncharted: Legacy of Thieves për PS5 do të jetë 28 janar. Mirëpo kjo datë vlen vetëm për PS5. Versioni për PC nuk ka akoma një datë zyrtare publikimi.
Sony shtoi gjithashtu se përdoruesit ekzistues të Uncharted 4: A Thief’s End, Uncharted: The Lost Legacy ose të bundle dixhitale për PS4 do të kenë mundësi të upgrade-ojnë lojën për vetëm $10, në vend që të riblejnë koleksionin e ri për $49.99. Mirëpo personat që morën një kopje të Uncharted: A Thief’s End falas përmes PlayStation Plus nuk mund të përdorin upgrade-in $10.
Uncharted: Legacy of Thieves Collection do të ofrojë 4 opsione të ndryshme në PS5: Fidelity Mode (për kulaitetin 4K/30fps), Performance Mode (për gameplay 60fps) dhe Performance Plus Mode (rezolucion 1080p me 120fps).
Ky version do të përfitojë gjithashtu nga përmirësimet në hardware të PS5, duke përfshirë këtu dhe haptic feedback të DualSense controllers, audio 3D dhe kohët më të shpejta të ngarkimit të lojës falë SSD së shpejtë.
Nëse ju vendosni të blini këtë koleksion për $49.99 deri në datën 3 shkurt, atëherë Sony do t’ju shpërblejë me një biletë kinemaje për të parë filmin e ri Uncharted ku shfaqet Tom Holland.