Riot Games, zhvilluesi i lojës Valorant, do të nisë monitorimin e komunikimit midis lojtarëve brenda në lojë nga data 13 korrik. Kompania tregoi se kjo gjë do të ndihmojë modelet e gjuhës që do të përdoren kur të vlerësojnë raportimet e lojtarëve jo vetëm në Valorant, por në të gjitha lojrat e kompanisë.
Ndryshimi u prezantua për herë të parë në prill të vitit 2021. Termat e reja të politikave të lojës i mundësonin Riot leje “për të regjistruar dhe vlerësuar këto të dhëna kur përdoreshin kanalet e komunikimit nën pronësinë e Riot”, me qëllim që të luftojnë deklaratat e urrejtjes dhe ngacmimet në voice chat.
Në këtë mënyrë Riot do të vlerësojë personat e raportuar nëse ato kanë shkelur politikat dhe termat e lojës.
Megjithatë për momentin Riot nuk do të analizojë ende raportimet e lojtarëve bazuar në këto regjistrime – pasi fillimisht po krijohet një version beta i sistemit që pritet të hyjë në punë gjatë vitit të ardhshëm. Vetëm personat që flasin anglisht në Amerikën e Veriut do të analizohen nga Riot.
“Ne e dimë se që para se të mendojmë për zhvillimin e këtij mjeti, ne duhet të jemi të sigurt se është efektive, dhe nëse gabimet ndodhin, ne do të kemi sistemet për t’u siguruar se do të rregullojmë çdo koment fals pozitiv apo negativ.” tregon Riot në deklaratë për shtyp.