Trashëgimia e The Witcher do të vazhdojë të jetojë tashmë në mobile. Megjithatë në një lëvizje të papritur CD Project Red ka vendosur që këtë lojë ta sjellë në versionin Augumented Reality njësoj si Pokemon Go.
The Witcher: Monster Slayer do të jetë funksionojë në botën reale, në bashkëpunim me kamerën do të shfaqë përbindshat në momente dhe kushte të caktuara. Lojtarit do t’i duhet të mësojë si të përballet me përbindshat, si të krijojë ilaçe të fuqishme, vajra, bomba si dhe të mësojë taktikat e duhura kundër tyre.
Po, nëse me Pokemon Go thjesht rrinim në mes të rrugës si të lojtur, tani do bëjmë edhe gjeste për ta përforcuar atë përshtypje.
Për më tepër loja është plot me misione të bazuara në histori, duke pasur kështu një narrativë midis aventurave derisa të bëhesh një monster slayer profesional.
Nuk kemi ende informacione për datën e lancimit, traileri thotë thjeshtë “së shpejti” por dimë që do të jetë falas.