Liftoff ka publikuar një raport të ri mbi lojrat mobile i cili tregon se të mbledhësh lojtarë të rinj është shumë lirë ndërsa t’i bësh ata të shpenzojnë është shumë e vështirë.
Të dhënat janë mbledhur nga 300 milion instalime dhe 6.5 milion blerje në aplikacion.
Android është përpara sa i përket kostove.
Kushton 4 herë më pak për instalim krahasuar me iOS ($0.89 me $3.91). Dhe 2.8% më pak në kthimin e shpenzimeve për reklama në një afat 7 ditor.
Pra të blesh lojtarë të rinj është shumë më lirë në Android megjithse fitimet pas reklamave janë pothuajse të njëjta.
E meqenëse fitimet nga shpenzimet e reklamave janë gati gati të njëjta, bëhet goxha para me investim minimal. Sidoqoftë në iOS bën më shumë para në përgjithësi pavarsisht se një lojtar i ri të kushton më shumë.
Ndaj nëse një zhvillues nuk ka shumë burime më mirë të fillojë në Android e më pas me fondet e duhura të kalojë edhe në iOS.
Zakonisht përdoruesit e Android nuk monetizohen aq shumë sa përdoruesit iOS. iPhonët kanë qenë më të shtrenjtë se aparatet Android. Një klient që shpenzon më shumë në një aparat ka tendecën të shpenzojë më shumë edhe në të mira digjitale.
Pavarsisht disponimit për të provuar lojra të reja, shpenzimi në to mbetet një vështirësi shumë e madhe. Kostoja e aktivizimit të një in-app-purchase (IAP) është rritur me 24% në $43.88 rekordi më i lartë nga 2018. IAP janë ulur me 46% kjo si rezultat i reçesionit dhe tkurrjes së të ardhurave të përgjithshme.
Përgjithësisht Liftof thotë se industria mobile gaming është një investim i mirë. Publikuesit e lojrave marrin mbrapsht dyfishin e shpenzimeve në reklama vetëm në javët e para nga fitimi i përdoruesve të rinj. Tregu më i mirë mbetet Europa ku mund të blesh lojtarë të rinj për më pak se Amerika e Veriut dhe prap të mbeten 2.4 përqind më shumë të ardhura nga shpenzimi në reklama.