Sensacioni i momentit Call of Duty: Warzone me mbërritjen e sezonit të katërt sjell një modalitet fringo të ri. “Warzone Rumble” është përditësimi më i ri tek të gjitha platformat, PS4, Xbox One dhe PC.
Warzone Rumble do të ketë 2 skuadra nga 50 lojtarë dhe lufta zhvillohet në zona të ndryshme të hartës Verdansk. Mesa duket nuk do të përdoret e gjithë harta. Lojtarët mund të marrin setin e personalizuar të municioneve dhe do të ketë “rikthime të shpejta në jetë” sipas Infinity Ward.
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të Rumble edhe limiti i pikëve u rrit në 400.
Përditësimi konfirmon gjithashtu se edhe këto modalitete do të vijnë në Warzone gjatë sezonit 4:
– Quad
– Trio
– Duo
– Solo
– Blood Money
Pritet të vijnë evente të tjera, përfshi një të quajtur Jailbreak i cili i çliron të gjithë nga Gulagu.