Sega godet përsëri në pikat më të ndjeshme të nostalgjisë. Termi i saktë e do ti quajmë arcade, por në vendin tonë i kemi quajtur gjithmonë lojrat me xhitona.
Është pikërisht ky celebrimi i radhës për 60 vjetorin e kompanisë, e cila sjell një version në miniaturë të aparateve të vjetër me lojrat bazike të viteve 80-90.
Pas Game Gear Micro radhën e ka Astro City Mini, design-i ikonik i aparateve Sega me 36 lojra të integruara. Nuk bëhet ende e ditur se cilat do të jenë këto lojra zhurmat flasin për Golden Axe, Revenge of Death Adder, Virtua Fighter dhe Fantasy Zone mes të tjerave.
Aparati ka një mini joy-stick dhe 6 butona, logo të ndriçuara dhe bokse stereo për të na rikujtuar kohët e vjetra.
Astro City Mini ka një portë dalëse HDMI dhe lidhet me USB-C, ndërsa disa porta të tjera lejojnë të shtosh leva të tjera për multiplayer.
Pritet të dalë në fund të vitit dhe do të kushtojë rreth $100, nëse vjen në perëndim sidoqoftë.