Konsolet e fuqishme dhe set up-et e dedikuara janë absolutisht armë të nevojshme për një eksperiencë maksimale gaming, por kënaqësia e lojrave sado të thjeshta, në një aparat mobile është e veçantë. Snake në Nokia 3310 dhe Tetris në Game Boy mbeten legjenda.
Në një tentativë për të na kthyher pas në kohën e inovacionit 2D, gjigandi Sega ka vendosur që të risjellë Game Gear Micro.
Për të festuar 60 vjetorin e saj kompania ka vendosur të godasë në nostalgji me rikthimin e këtij sistemi i cili në zanafillën e tij u përpoq të konkuronte Game Boy e Nintendos, por pa sukses.
Fotot promocionale tregojnë se sistemi 8-bit do të ketë të paktën një nga titujt klasikë të Game Gearit të parë: Sonic the Hedgehog. Kaq mjafton për të na e blerë mendjen.
Mikro aparati do të vijë në 4 ngjyra, i zi, blu, i verdhë dhe i kuq dhe do të lançohet në Japoni për vetëm 4,980 yen ose $50.