Duket se ky Assassin’s Creed po bën ç’mos për tu bërë loja më perfekte e këtij viti, lajm pas lajmi Valhalla po godet në pikat e duhura.
Gjatë konferencës Ubisoft Forward pamë më në fund gameplay-n e lojës së shumëpritur. Në video binte në sy zgjedhja e kompanisë për të mbajtur versionin femër të protagonistit dhe kjo padyshim u mirëprit. Por lajmi më i fundit i jep më shumë ngjyra ylberit duke deklaruar se gjinia e personazhit mund të ndërrohet kurdoherë gjatë lojës dhe se mardhëniet romantike do të zhvillohen pa u ndikuar nga gjinia.
Youssef Maguid nga Ubisoft ka shpjeguar gjatë një interviste se “Animusi të lejon të riluash memorien gjenetike, dhe memoria nuk është gjithmonë 100% e plotë dhe e sinkronizuar, ndaj të lejon të bësh ndonjë zgjedhje aty këtu.” Për më tepër shton se “ka disa persona me të cilët protagonisti do të mund të ketë mardhënie romantike, dhe këto interaksione do të zhvillohen pavarsisht gjinisë së përzgjedhur.“
Pra, po ka mundësi të shohim dy meshkuj vikingë tipikisht të menduar si heteroseksual, tashmë në kushte të tjera, pse jo në fund të fundit, natyra nuk diskriminon, historianët po.
Në vazhdën e ndjenjës globale për më shumë përfaqësim të cilitdo komunitet, ai LGBTQ po merr më në fund drejtësi edhe në botën e video lojra, kujtojmë këtu edhe Last of Us Part II.
Tek e fundit kjo është ajo që të shfaqet sa herë fillon të luash cilëndo Assassin’s Creed:
Në fakt paraardhësi i Valhalla, pati një sistem romantik. Në Odyssey lojtarët ishin të kushtëzuar të ndërvepronin si Alexio ose Kassandra me një nga fëmijët respektivë të Dariusit për të vazhduar linjën e gjakut.
Valhalla mesa duket do të jetë më e hapur, duke të lejuar më shumë liri në vendimmarrje në rrjedhën e ngjarjeve.