Një emër që i ka mbijetuar gjeneratave të shkuara dhe padyshim shumë të tjerave në të ardhmen. Fansat mezi po presin që GTA të hyjë në serinë e 6, tek e fundit kanë kaluar 7 vjet nga publikimi i 5-ës. Por duke qenë se Rockstar përpara pak kohësh përfundoi Red Dead Redemption 2, do të na duhen vite përpara se të shohim ndonjë gjë konkrete nga GTA 6.
Megjithatë faqja zyrtare Rockstar Suport në Twitter fton fansat që të jenë të vëmendshëm, megjithse ende nuk ka asnjë lajm për të. Nuk është hera e parë që Rockstar bën sezone pyetje përgjigje me fansat për GTA 6, por fakti që krejt papritur na fton të kemi mendjen sigurisht gjeneron interes.
There is no news on that topic yet. Please stay tuned to the Rockstar Newswire for official updates: https://t.co/i1zkZw0nsH *KG
— Rockstar Support (@RockstarSupport) September 7, 2020
Nga ana tjetër Rockstar ka ri-regjistrusr pronësinë e domaineve GTA 6 dhe Vice City Online, çka tregon se kompania dëshiron të ripërsërisë suksesin e GTA online.
Asgjë nuk është e sigurt për momentin, por fakti që vetë Rockstar kërkon vëmendje për një çështje kaq të nxehtë sigurisht se na mban alert. Urojmë të kemi lajme sa më shpejt.