Tradita e nisur që në 2018, ofron çdo javë një apo dy lojra falas, gjithçka duhet është një llogari në Epic.
Loja e radhës është Rage 2, një first person shooter nga Avalanche Studios dhe id Software. Loja ka marrë opinione të përziera nga kritika, por në konkluzion ajo është një alternativë mjaft e mirë për fps e radhës.
Në Steam ajo është në ulje, nga $60 në $18, por nëse duron deri në 18 shkurt mund ta kesh tënden për zero dollarë. E bashkë me të edhe Absolute Drift: Zen Edition.
Aktualisht nëse futesh tek dyqani digjital i EpicGames do të gjesh Halycon 6 e cila ofrohet falas.