Universi i PUBG po shtohet me një titull të ri në Android he iOS të quajtur PUBG: New State, e cila e çon battle royale përpara në kohë për një pamje futuristike në zhanrin multiplayer.
PUBG: New State zhvillohet në vitin 2051 në një hartë të re të quajtur Troi dhe premton të sjellë një set të ri armësh dhe makinash nga e ardhmja, si dronë ose mburoja lufte. Bazuar në pamjet e para, duket e ngjashme me lojën Call of Duty: Black Ops 3 dhe 4 nga ana e pajisjeve ushtarake të përdorura.
New State gjithashtu premton të përzijë formulat për PUBG me kostumizime të armëve brenda lojës që do të lejojnë përdoruesit të modifikojnë armën e tyre gjatë lojës në një mënyrë të ngjashme me Apex Legends.
Kjo lojë do të jetë e 3-ta nën krahun e PUBG, e zhvilluar nga PUBG Studio, e cila shprehet se do të ketë grafika ultra realistike dhe do të shtyjë në limite eksperiencën e lojës në smartphone.