Të pakta janë industritë që në ditë të tilla mund të përfitojnë, si për shembull video streaming ose gaming, qoftë online apo console mjafton që të rrish brenda dhe të luash.
Gjë të cilën nuk mund ta themi fatkeqësisht për Pokemon GO, sepse siç e dimë tashmë i gjithë qëllimi i lojës është të çohesh e të dalësh jashtë në kërkim të pokemonave në vende të ndryshme të qytetit. Por në kushte pandemie daljet jashtë duhen kursyer sa më shumë.
Ndaj dhe Niantic ka reaguar duke bërë ndryshime, të cilat të lejojnë ta luash fare mirë edhe brenda shtëpisë, gjithçka për të garantuar sigurinë e lojtarëve.
Loja do të shtojë habitatet ku trajnerët do të kenë më shumë përbindësha afër tyre. Inkubatorët të cilët kërkojnë nga lojtari të bëjë hapa përpara se të hapen vezët, tashmë do të përgjysmohet. Pokestops do japin dhurata shumë më shpejtë.
E gjithë kjo në mënyrë që edhe nëse del nga shtëpia të levizësh në distanca sa më të shkurtra. Ndyshimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe zgjasin derisa situata të qetësohet.