Sony pritet të vonojë lançimin e PlayStation 5, më herët të planifikuar gjatë pushimeve të verës, kjo sipas një raporti të Bloomberg, dhe për më tepër në magazina do të ketë më pak pajisje sesa kishte PS4 në 2013.
Mendohet se kompania planifikon dërgimin e 5 deri në 6 milion konsole deri në fund të Marsit 2021, ndërkohë që shiti 7.5 milion konsole PS4 për të njëjtën periudhë kohore megjithë vonesën e daljes në Japoni.
Arsyeja duket se ka të bëjë më pak me Covid-19 dhe më shumë me atë çka Sony parashikon të jetë kërkesa për vetë konsolen.
PS5 është një aparat shumë më ambicioz sesa paraardhësi i vet, dhe kjo bën që çmimi fillestar të jetë edhe më i lartë.
Ndërsa PS4 u lançua për $399 pa shkaktuar humbje të mëdha për kompaninë, analistët parashikojnë se PS5 dhe Xbox Series X do të fillojnë me çmimin $450 edhe pse me humbje.
Besohet se prodhimi masiv do të fillojë në Qershor dhe brenda kalendarit.
Çka nxit aludimet se më në fund do të mund të kemi një pamje të qartë të kutisë së konsoles. Design-i i të cilës vazhdon të ruhet me fanatizëm nga Sony, pavarsisht zbardhjes së specifikave dhe levës së kontrollit.
Por pasi konsole të ketë hyrë në prodhim, do jetë e pamundur të përmbahen leaks.