Microsoft dhe Gucci kanë vendosur të bashkëpunojnë për të krijuar një Xbox Series X shumë të shtrenjtë me motive Gucci që do të prezantohet gjatë javës së ardhshme në numër të limituar.
Gucci Xbox Series X ka të përfshirë motive me stemën e Gucci në të gjithë sipërfaqjen e tij, gjë që ia heq të gjithë bukurinë origjinale të konsolës. Një tjetër problem është se për shumicën e njerëzve ky produkt është i papërballueshëm, pasi vjen me një çmim prej $10,000, siç tregohet dhe në website-n e Gucci.
Në qoftë se ju do të paguani $10,000 për këtë Gucci Xbox ju do të përfitoni dhe disa shërbime falas, si përshembull 2 controller që kanë të stampuar emrin Gucci, një abonim në Xbox Game Pass Ultimate (është e paqartë se për sa kohë) dhe një çantë Gucci për të mbajtur Xbox-in dhe controllers.
Gucci ka bërë shpesh herë bashkëpunime me kompani të ndryshme në botën gaming, duke kujtuar këtu atletet virtuale për VRChat dhe Roblox, një kopësht surreal për Roblox, dhe bashkëpunimi me organizatën gaming 100 Thieves.
Nga ana tjetër Louis Vuitton ka dizenjuar skins të ndryshme për League of Legends në 2019, ndërsa Balenciaga bashkëpunoi me Epic Games për të krijuar një botë të re në Fortnite gjatë këtij viti.