Me sa duket Fortnite ka ndër mend t’i ofrojë përdoruesve luajtjen e një loje Monopoly në qoftë se lodhen nga sfidat e zakonshme. Raportimet e fundit bazohen në disa leaks të publikuara në internet që tregojnë se Fortnite ka zhvilluar disa personazhe që janë pjesë e Monopoly, duke sugjeruar se kompanitë kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunimin mes tyre.
Dhe pse Epic nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht, janë shfaqur 8 cosmetics të reja që janë marrë nga loja klasike, ku përfshihen top hat, terrier, rosa prej gome dhe disa të tjerë.
Fortnite x Monopoly Cosmetics!?
I have no idea if it’s a collab but it looks like it, they just got decrypted! pic.twitter.com/qn9k20ORlY
— HYPEX (@HYPEX) September 24, 2021
Ky crossover nuk duket të jetë pjesë e planeve të Monopoly për të festuar përvjetorin e tyre, pasi vitin e kaluar ata festuan 85 vjetorin e publikimit. Me shumë mundësi ky bashkëpunim është thjesht vazhdimi i një partneriteti të zhvilluar më herët.
Në 2018 kompania e lodrave Hasbro lançoi Monopoly: Fortnite Edition 2018, e cila riimagjinonte tabelën e Monopoly si hartën e Chapter 1 në Fortnite.
Ndoshta ju mund të mendoni se karakteri i Rich Uncle Pennybags do të ishte shumë i shkurtër për t’u bërë pjesë e lojës, por mjafton të kujtoni se në Fortnite janë prezantuar karaktere si disa copa pice dhe pugs, prandaj mbajini akoma shpresat.