Pavarsisht se konsolet e gjeneratës së re patën një shitje të fuqishme e shumë të shpejtë, aparati për video-lojra më i shitur në Japoni për 2020 nuk ka qenë as PS5 as Xbox Series X por Nintendo Switch. 87% e tregut total vendas e zotëron konsolja portabël, e cila që nga viti i lançimit në 2017 nuk ka ditur të ndalet.
Sipas raportimeve ekonomike gati 6 milion njësi Switch janë shitur në Japoni brenda 2020, dhe 500,000 prej tyre vetëm në dhjetor. Në po të njëjtin muaj Sony shiti 543,000 PS4 dhe 255,000 PS5.
Për të thelluar më shumë diferencën nga 10 lojrat më të shitura në 2020, 9 prej tyre janë Switch:
Animal Crossing: New Horizons me 6.4 million kopje të shitura.
Ring Fit Adventure me 1.6 milion
Momotaro Dentetsu: Showa Heisei Reiwa mo Teiban! me 1.2 milion
Mario Kart 8 Deluxe
Minecraft for Switch
Super Smash Bros. Ultimate
Clubhouse Games: 51 Worldwide Classics
Pokemon Sword/Shield
Super Mario 3D All-Stars
E vetmja lojë që nuk ishte Switch ishte Final Fantasy VII Remake