Nintendo më në fund ka sqaruar marrëdhënien mes Mario dhe Princeshës Peach, dhe nuk është siç shumë fansa e kishin menduar. Pavarësisht dekadave në të cilat Mario ka shpëtuar Peach nga Bowser, duke dhënë përshtypjen se e do, Nintendo tani ka konfirmuar se ata janë thjesht miq të mirë.
Ky zbulim erdhi përmes një postimi në aplikacionin Nintendo Today, ku thuhej: “Princess Peach dhe Mario janë miq të mirë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin sa herë që munden.” Lajmi u përhap pasi u raportua nga Brad Norton i Dexerto dhe u vu re fillimisht në Twitter.

Reagimet në internet kanë qenë të përziera, por kryesisht të habitura dhe të zhgënjyera. Shumë fansa kishin supozuar se historia e gjatë mes tyre nënkuptonte një lidhje romantike. Janë bërë edhe krahasime me personazhet Link dhe Zelda nga The Legend of Zelda, të cilët gjithashtu nuk janë çift, edhe pse ndajnë një shtëpi në Tears of the Kingdom.

Disa besojnë se Nintendo e mban qëllimisht të paqartë këtë marrëdhënie për të mbajtur interesin e fansave. Tensioni romantik dhe pritja shpesh janë më tërheqës për audiencën sesa një marrëdhënie e konfirmuar. Megjithatë, fansat ndihen të zhgënjyer, pasi përkushtimi i Mario-s ndaj Peach duket tani i pashpërblyer.
Në rrjet po qarkullojnë meme dhe shaka, me disa që sugjerojnë me humor se Mario duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij përpara – sepse ajo e ka futur në “friend-zone”.