Në 2019, Respawn Entertainment surprizoi gamers-at me Apex Legends, një drejtim pak më ndryshe nga loja Titanfall, duke konkuruar në mënyrë të drejtpërdrejtë me Fortnite.
Pas shumë promovimeve në live streams, Apex Legends u shndërrua në një hapësirë unike dhe rriti shumë shpejt popullaritetin e saj, duke tërhequr 25 milionë lojtarë brenda një jave dhe tejkaloi shifrën e 100 milionë lojtarëve të regjistruar gjatë përvjetorit të saj të dytë.
Tashmë, Apex bëhet 3 vjeç dhe drejtuesi Steven Ferreira tregon se përgjatë këtij viti lojtarët duhet të presin disa ndryshime tërësisht ndryshe nga ato të bëra deri më tani ndërkohë që battle royale do të jetë sërisht baza e kësaj loje.
Ndryshimi më kryesor do të jetë shërbimi i ri Control, një deathmatch midis 18 lojtarëve të ndarë në dy grupe me 9 persona të cilët luftojnë për të siguruar numrin më të madh të pikëve në harta të ndryshme. Në vend që të plaçkisin, lojtarët do të kenë një ngarkesë fillestare dhe më pas do të marrin artikuj të rinj përmes airdrops.
Një tjetër arsye se përse ju duhet të regjistroheni në këtë lojë është se përgjatë 3 javëve të para të sezonit të ri Defiance, ju do të keni mundësinë të zhbllokoni karaktere të rinj falas, vetëm duke u regjistruar.
Në këtë sezon ju do të njiheni dhe me legjendën e re Mad Maggie dhe kombinimet e saja interesante të aftësive të ndryshme. Apex Legends: Defiance do të lançohet në të gjitha platformat në datën 8 shkurt.