Në qoftë se ti ke qenë në pritje që bashkë me shokët të rrëmbeni dronë, të kontrolloni makina dhe të bësh xhiro në Londër pritjes suaj po i vjen fundi. Modaliteti online i Watch Dogs: Legion do të vijë në disa javë.
Në qoftë se e mbani mend, data origjinale u shty nga fillimi i dhjetorit 2020 në “fillimin e 2021” kështu që Ubisoft mund të fokusohej në përsosjen e modalitetit single player. Tani sapo na është dhënë një datë e re për modalitetin online, 9 mars 2021.
Ky update i ri i Watch Dogs: Legion do të përfshijë një bashkëpunim në open world, përballje në arenë me 8 lojëtarë dhe operacione taktike me 4 lojtarë.