Ne kemi mësuar se The Last of Us Part 2 do të përfitojë një modalitet multiplayer për PS4 dhe PS5, por me sa duket plani fillestar ishte që modaliteti multiplayer të ishte i integruar që në fillim në këtë lojë. Mirëpo tashmë është mësuar nga file-t e lojës se cilat do të jenë veshjet dhe asetet e Ellie në këtë lojë.
Ky leak vjen nga Specilizer, i cili detajoi përmes një videoje në YouTube gjithçka që kishte zbuluar. Sipas tij, në file-t e lojës gjenden modele multiplayer të veshjeve të Ellie që qëndrojnë pa u përdorur. Me shumë mundësi këto modele janë të papërfunduara, dhe mund të përdoren në produktin final kur ai të publikohet.
Si të gjithë leaks të tjera, kjo gjë nuk duhet të merret e mirëqenë. Ne nuk mund të mohojmë praninë e këtyre veshjeve në files, mirëpo Naughty Dog, zhvilluesi i lojës, mund të ketë në mendje plane të tjera për zhvillimin e modalitetit multiplayer.
As Naughty Dog dhe as PlayStation nuk kanë patur asnjë deklaratë për të bërë në lidhje me këto leaks.
The Last of Us Part 2 është e aksesueshme në PS4 dhe PS5 në dyqanin PlayStation Store.