Krijuesit e Fortnite, Epic Games, kanë zbuluar një lojë tjetër mobile e cila është zhvilluar në bashkpunim me Bad Robot Games.
Spyjinx është një lojë me spiunazh dhe agjentë sekretë. Një lojë aksion e cila të lejon të krijosh vendin tënd të fshehtë, të krijosh karakterin tënd dhe të konkurosh në një lloj modaliteti online kundër lojtarëve të tjerë.
Mesa duket merr goxha nga stili i Fortnite sidomos nga Chapter 2.
Nuk ka shumë informacion përveç përshkrimit të shkurtër por Epic thotë se do të lëshojë një version beta për iOS në Malajzi dhe më pas Australi.
“E vendosur në një botë sekrete spiunazhi, vjedhjesh, dhe aparate hi-tech, Spyjinx është një përzjerje unike e aksionit me strategjinë, zhvillim të lojtarit RPG, dhe multiplayer kokë më kokë. Qëllimi yt? Të bëhesh kryemjeshtri i spiunazhit.”
Shkruhet tek përshkrimi i lojës.