Sensacioni absolut i momentit, Call of Duty pritet që të nxjerrë të fundit nga seritë e veta Cold War në 13 nëntor. Por ajo çka po ia ha shpirtin fansave prej kohësh është çështja nëse do të ketë zombie në këtë gjeneratë apo jo.
Dhe përgjigja është: Po!
Një tweet nga Pawntakespawn, ka zbuluar tre fotografi që e konfirmojnë këtë.
ZOMBIES IMAGES.
ZOMBIES REVEAL CONFIRMED FOR MONDAY. pic.twitter.com/0HBFe8gi2z
— NoahJ456 (@NoahJ456) September 25, 2020
Tek imazhi i parë janë një grumbull zombiesh të shtrirë në tokë. Ata duket se janë Sovjetikë dhe Nazista sepse loja do të mbështetet goxha tek forcat gjermane dhe ruse.
Imazhi i dytë tregon një makineri të paqartë, mund të jetë rikthimi i Jugger-Nog machine ose një lexues radiacioni pasi substancat nukleare dhe kostumet hazmat janë konfirmuar me kohë në lojë.
E së fundmi fotoja e tretë tregon disa Zombie që vrapojnë drejt një karakteri, i cili është e pamundur të identifikohet. Maskat e gazit po përdoren nga të dyja palët, por tek zombie mesa duket nuk ka funksionuar.
Se si do të organizohet modaliteti i zombive ngelet për t’u parë ama fakti që një rubrikë e tillë kaq shumë e preferuar rikthehet në lojë kënaq mjaft shpirtra.