Edhe babagjyshi po i sjell dhuratat digjitalisht këtë vit. Ubisoft dhuron ditën e sotme Trials Rising, lojën me motorra e cila u lançua vitin që shkoi edhe për konsolet dhe rezultoi një sukses. Tradicionalisht ajo është luajtur në PC, e pikërisht për këtë platformë Ubisoft ka vendosur t’a japë falas në këtë kohë festash. Mjafton që të futesh tek faqja e Ubi dhe të krijosh llogarinë tënde.
Në fakt ky promocion është pjesë e një fushate ku Ubisoft dhuron nga një lojë për çdo ditë, nga data 14 dhjetor e dita e nesërme do të jetë e fundit. Fushata quhet Happy Holidays dhe prej saj gjigandi i video lojrave ka bërë shumë dhurata të tilla përgjatë lojrave të veta më të famshme, përfshi Assassin’s Creed Valhalla me pako të veçanta, Starlink: Battle for Atlas por edhe Watch Dogs: Legion.
Nëse do t’a kesh edhe ti kopjen tënde të Trials Rising nxito t’a shkarkosh tani sepse promocioni zgjat vetëm 24 orë. Nuk dihet cila lojë do të listohet nesër.