Një lojë e sapodalë ka gjithmonë gabimet e saja. Për shembull kur FIFA 2020 doli, lojtarët e kapën shumë shpejt se si mund të bëhej gol nga këndi. Tifozët çmendeshin, ti kishe një arsye më shumë për t’u “tallur” me shokun apo shoqen tënde.
Duket se edhe në FIFA 2021 trashëgimia vazhdon të rrjedhë. YouTuberi Wrzzer ka ngarkuar një video tutorial si të shënosh nga këndi i fushës dhe duket fare e thjeshtë.
Së pari duhet të zgjedhësh një lojrat me goxha hark në goditje. Në videon në fjalë është përdorur Trent Alexander-Arnold dhe Lionel Messi
.
Së dyti çoje joystickun e majtë drejt një lokacioni pak metra larg shtyllës më të largët. Përdor harkimin e goditjes.
E në fund godite me fuqi të plotë, mbaje shtypur butonin derisa të mbushet shiriti e lëshoje.
Ja edhe video e plotë me shembuj konkretë.