Fortnite, PUBG, CoD Mobile dhe çfarëdo lloj loje tjetër mobile sapo u bënë edhe më fun sepse tashmë iPhone apo iPadi jot mund të lidhet lehtësisht me një levë të jashtme.
Leva të tilla kanë kohë që qarkullojnë sigurisht por asnjëra nuk është në nivelin e DualShock-ut të PS4 tënd.
Po, gjithçka të duhet është një iPhone apo iPad me iOS 13 dhe ndiq hapat:
1. Hap Settings
2. Zgjidh Bluetooth, ndize dhe lëre menunë hapur.
3. Merr DualShock-un dhe sigurohu që të jetë e karikuar.
4. Shtyp butonat PlayStation dhe Share dhe mbaji shtypur për pak derisa drita e levës te pulsojë.
5. Ne iPhone apo iPad do të të listohet “DUALSHOCK 4 Wireless Controller” . Zgjidhe.
6. Drita e levës do të ndalojë së pulsuari, je lidhur.
Lojë të mbarë!
Geek Room të sugjeron të shohësh: