October 30, 2020

Rockstar Support fton fansat të qëndrojnë të vëmendshëm për GTA VI

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Rockstar Support fton fansat të qëndrojnë të vëmendshëm për GTA VI

Një emër që i ka mbijetuar gjeneratave të shkuara dhe padyshim shumë të tjerave në të ardhmen. Fansat mezi po presin që GTA të hyjë në serinë e 6, tek e fundit kanë kaluar 7 vjet nga publikimi i 5-ës. Por duke qenë se Rockstar përpara pak kohësh përfundoi Red Dead Redemption 2, do të na duhen vite përpara se të shohim ndonjë gjë konkrete nga GTA 6. Megjithatë faqja zyrtare Rockstar SuportTwitter fton fansat që të jenë të vëmendshëm, megjithse ende nuk ka asnjë lajm për të. Nuk është hera e parë që Rockstar bën sezone pyetje përgjigje me fansat për GTA 6, por fakti që krejt papritur na fton të kemi mendjen sigurisht gjeneron interes.

 

Nga ana tjetër Rockstar ka ri-regjistrusr pronësinë e domaineve GTA 6 dhe Vice City Online, çka tregon se kompania dëshiron të ripërsërisë suksesin e GTA online.
Asgjë nuk është e sigurt për momentin, por fakti që vetë Rockstar kërkon vëmendje për një çështje kaq të nxehtë sigurisht se na mban alert. Urojmë të kemi lajme sa më shpejt.

Wednesday, 09 September 2020 16:44

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo